Transmetuar më 09-01-2019, 15:58

Një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, por do ta mbajë mend gjatë këtë ditë.

Ajo u desh të përballej me motin e keq dhe bllokimin e rrugës nga dëbora në Malësinë e Madhe.

Për fat të mirë ajo u transportua në kohë në spitalin e Shkodrës dhe bashkë me fëmijën gëzojnë shëndet të plotë.

49661484 610514112737976 7520119278641610752 N (1)

Përmes një reagimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë sqaron se gjithçka ka shkuar më së miri.

“Një nënë e re është transpotuar me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka sjellë në jetë shëndoshë e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, dëbora vijon të shkaktojë probleme në zonat e thella malore. /k.k/noa.al/