Transmetuar më 09-01-2019, 11:47

Studentët kanë bojkotuar sërish mësimin ditën e sotme, ndërsa një pjesë e tyre janë mbledhur në protestë para ministrisë së Arsimit.

Fillimisht të rinjtë u mblodhën brenda fakulteteve, duke nxjerrë në korridor bangat e mësimit.

Më pas ata marshuan drejt ministrisë së Arsimit, ku ndezën dhe tymuese. Po ashtu ata dorëzuan një listë me kërkesat e tyre.

Të rinjtë kanë paralajmëruar se do e vijojnë marshimin-protestë drejt Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës por edhe ambasadave.

Kujtojmë se ditën e djeshme, të rinjtë u mblodhën në protestë para ambasadës amerikane ku dhe bën thirrje për mbështetje të kauzës së tyre.

Sakaq Kryeministri Edi Rama iu tha sot studentëve se Vendimet e Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesat e tyre janë botuar në faqen zyrtare http://qbz.gov.al, por se duhen sy për tu parë.

Duke folur në një takim për bashkëqeverisjen, ai u ndal gjatë te protesta e studentëve duke thënë se rrezikon që mësimi të shtyhet në korrik dhe gusht, madje për disa studentë rrezikohet që të humbet edhe viti. /a.y/noa.al

Rama, studentëve: VKM e keni në Fletoren Zyrare! Kërkesat do plotësohen sipas afateve