Transmetuar më 09-01-2019, 10:38

Kryeministri Edi Rama iu tha sot studentëve se Vendimet e Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesat e tyre janë botuar në faqen zyrtare http://qbz.gov.al, por se duhen sy për tu parë.

Duke folur në një takim për bashkëqeverisjen, ai u ndal gjatë te protesta e studentëve duke thënë se rrezikon që mësimi të shtyhet në korrik dhe gusht, madje për disa studentë rrezikohet që të humbet edhe viti.

Ai shtoi se universitetet nuk varen nga qeveria dhe këtë duhet ta mësojnë mirë studentët, të cilët nga ana tjetër kërkojnë autonominë.

“Në shumë sekretari të universiteteve ku ka rënë pluhuri i kohës dhe indiferencës ndaj procesit të zhvillimit normal të jetës universitare, ju thuhet do paguhet kuota e plotë. Në shqipen e whats up do thuhej ju s’keni sytë që t’iu dalin se gjithë të tjerat janë të qarta si drita e diellit. Vendimet janë marrë janë publikuar, qeveria do paguajë 50% të tarifës së studimit për studentët pa përjashtim, përfshi dhe për ata me 4 dhe 5, do paguajë 100% tarifën e studimit për ata me notë 9-10 mesatare, studentët me ndihmë ekonomike dhe aftësi të kufizuara dhe kategori specifike do marrin bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja në muaj”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se këtë që edhe bufat e kanë marrë vesh, nuk e kanë marrë vesh disa sekretari universitetesh, duke shtuar se sipas tij kjo është e qëllimshme.

Duke u ndalur në komunikimin e drejtpërdrejtë me studentët, tha se ka mësuar se

ka pedagogë që refuzojnë të bëjnë mësimin, por preferojnë që ti lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe, siç ka drejtues universitetesh tha ai, se ky proces do shkojë drejt tyre që nga rektori i Universitetit të Tiranës që “bën lojën e nondajës”.

Sipas kreut të qeverisë, edhe kjo që ndodhi me studentët është shprehej e asaj fryme që synohet të konsolidohet me qeverisje, fryma e dëgjimit dhe bashkëqeverisjes.

“Edhe me Universitetin do të bashkëqeverisim me gjithë ata që duan ta transformojmë dhe do bëjmë çmos që të ndajmë shapin nga sheqeri duke krijuar kushte shumë më të mira studimi”, deklaroi Edi Rama. /a.y/noa.al

Rama, studentëve: VKM e keni në Fletoren Zyrare! Kërkesat do plotësohen sipas afateve