Transmetuar më 09-01-2019, 10:20

Kryeministri Edi Rama reagon ndaj protestës së studentëve, të cilët edhe ditën e sotme kanë bojkotuar mësimin.

Ai thotë se deri në 03.00 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë i mësynë whatsapin me mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë.

“Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë”, shkruan Rama.

Ai shton se, “E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotësosh kërkesat!”

Rama thotë se kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave.

“Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë”, thotë Kryeministri. /a.y/noa.al