Transmetuar më 09-01-2019, 10:11

Viti 2019 sapo ka nisur dhe kjo do të thotë se këtë vit filmi “Titanic” mbush 22 vjeç.

Por këtë vit mbush 22 vjeçe edhe një vajzë, e cila është e lidhur në një farë mënyre me filmin e famshëm.

Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen argjentinase Camila Morrone, e cila është e dashura aktuale e aktorit protagonist të filmit “Titanic”, Leonardo di Caprio.

Aktori është i njohur për lidhjet e tij të shumta dhe ndarjet e shpeshta me femra të bukura dhe Camila nuk bën përjashtim.

Çifti pak kohë më parë bëri një udhëtim bashkë në Tajlandë. Di Caprio është 44 vjeç, ndërsa Camila është 21.

Këtë vit ajo do të mbushë 22 vjeçe, tamam si filmi “Titanic”. /a.y/noa.al