Gjirokastra zgjohet e zbardhur nga dëbora, bllokohet qyteti
Transmetuar më 09-01-2019, 08:40

Reshjet e dëborës kanë rënë në pjesën më të madhe të vendit, madje gjatë natës u panë flokë dëbore edhe në Tiranë.

Këtë të mërkurë qyteti i Gjirokastrës është zgjuar i gjithi i zbardhur nga dëbora, e cila në qytet ka shkuar rreth 10 centimetër.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi në qytet, duke bërë që mjetet të kenë shumë vështirësi.

Por ndërsa dëbora ka zbardhur gjithë Gjirokastrën, në zonat më malore, situata paraqitet më e rëndë.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga mëngjesi i sotëm, ku kanë vijuar të bien flokë dëbore. /a.y/noa.al

Bora ne Gjirokaster on Vidnews.