Transmetuar më 09-01-2019, 08:11

Ndonjë gotë më shumë bëri që ai të humbasë ekuilibrin dhe të mos qëndrojë dot në këmbë.

Aktori Bruce Willis mbahej për krahu nga badigardët e tij, teksa mbrëmjen e së hënës u fotografua në dalje të një lokali në Londër.

Gjithçka teksa ishte i pranishëm me rastin e aktivitetit të modës për meshkuj, London Fashion Week Men’s.

Aktori ishte i veshur në mënyrë elegante, me këmishë të kaltër dhe pantallona klasike.

Por duke qenë dukshëm i dehur, ai me zor mbante sytë hapur. /a.y/noa.al