Transmetuar më 08-01-2019, 20:53

Të shtunën që lamë pas nisi sezoni i ri i ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Mbrëmjen e parë u prezantuan 4 histori që na bënë të qeshim dhe të qajmë. Njëra prej tyre, e cila tërhoqi vëmendje në veçanti ishte ajo e Erionit.

Ai kishte humbur bashkëshorten shtatzënë në një aksident dhe tashmë kishte mbetur i vetëm me të bijën, Lukrecia.

Erioni ftoi vëllain për ta falenderuar për gjithçka ka bërë për të.

Në studio erdhi edhe Lukrecia, e cila mori një surprizë nga stafi i programit të njohur, por edhe një udhëtim dhuratë në ‘Disney Land’ bashkë me babain e saj.

Pikërisht ditën e sotme ky udhëtim është bërë realitet.

Lajmin e  ka bërë të ditur vetë Arbana, e cila ka publikuar foton e Erionit dhe së bijës në aeroport pak para nisjes për në Francë.