Transmetuar më 08-01-2019, 19:38

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka zhvilluar sot një operacion policor të koduar “Open” dhe konfirmoi se janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale, bënë të ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar “Open” arrestoi në flagrancë 2 shtetas.

Ata u kapën në flagrancë me lëndën e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia refuzoi të japë identitetet e të arrestuarve të sotëm. /noa.al/