Transmetuar më 08-01-2019, 19:25

Në kohën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur rrugën për krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Bashkimi Europian apelon prokurorët që të anëtarësohen.

Thirrja e BE-së është që ky anëtarësim i prokurorëve të bëhet përpara datës 7 shkurt të këtij viti.

Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale.

SPAK, së bashku me Gjykatën speciale, do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. /k.k/noa.al/