Transmetuar më 08-01-2019, 17:42

Boronicat, kivin, nektarinat, rrushin, mollët e freskëta apo çdo lloj fruti tjetër që vjen në shtëpi nga marketi, kanë pak jetëgjatësi. Problemi është se shumica e këtyre frutave nuk jetojnë gjatë pasi zënë një vend në raftin e frigoriferit.

Ndoshta që të nesërmen, një pjesë e mirë e tyre do të jenë të prishura. Nëse të vjen vërtet keq për këtë, ka një mënyrë për t’i mbajtur frutat e pjekura të frekëta. Provo këtë strategji të thjeshtë.

Herën tjetër që do të vish në shtëpi nga tregu, mos i fut të gjitha frutat menjëherë në frigorifer, por bëj një punë përgatitore dhe pasi t’i lash, t’i qërosh dhe t’i grish, futi frutat në një enë hermetike. Kjo do të thotë që frutat do të rrinë me lagështirën e tyre dhe do ta ruajnë gjatë freskinë.

Priti frutat në copa të vogla dhe vendosi sipas radhës duke u nisur nga sasia e lagështirës që përmbajnë: shalqiri (pjepri), kivi, mango, nektarina apo pjeshkët e prera. Kumbullat ose boronicat vendosi lart për të mbushur vendet boshe.

Kjo mund të të duket një punë që do shumë përgatitje, por në fakt është një punë, nga e cila, me shumë gjasa, ke për t’i ngrënë të gjitha frutat para se të prishen.