Transmetuar më 08-01-2019, 16:48

Në një video të publikuar pak ditë para vitit të ri, raportohet se një meteor ka goditur Rusinë. Videoja e postuar të dielën, thuhet se u filmua në një zonë të largët pranë lumit Bureya në rajonin e Khabarovskit të Lindjes së Largët të Rusisë.

Ajo tregon pjesë të mëdha të masës së tokës që bllokojnë plotësisht lumin e ngrirë. Toka vetë është e mbushur me pemë të rëna dhe e mbuluar me dëborë.

Një person dëgjohet të thotë se pjesët e kodrës u shembën në lumë duke formuar një “digë” pasi u godit nga një meteor.

Personi gjithashtu vë në dukje se kodrat fqinje kanë disa pemë që mungojnë, duke deklaruar se ato gjithashtu u shkatërruan nga meteori.