Transmetuar më 08-01-2019, 16:17

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore për Kryegjyqtarin e Shkodrës Arben Zefi, ndërsa vlerësimi i tij do të bëhet mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë.

ILDKPKI në dokumentet e paraqitura nga Arben Zefi, shprehet se kryegjyqtari i qytetit të Shkodrës ka kryer deklarim të saktë të pasurisë.

Relatori i çështjes, bën me dije se Zefi nuk ka deklaruar të gjitha pasuritë që zotëron, përfshirë edhe ato të bashkëshortes të përfituara nga trashëgimia.

Sipas relatorit, Zefi ka një apartament banimi me sipërfaqe 132 m katror, 4.3 milionë, 800 mijë lekë të përfituara nga enti i banesave, për të cilat nuk deklarohet burimi i të ardhurave.

Sipas KPK-së, disponohen të dhëna që subjekti është i përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, përfshirë këtu lirimin e një personi të akuzuar për vepra penale.

Në përfundim, relacioni i KPK-së, thotë se gjyqtari është I papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Nga ana e tij, Zefi thotë se ka pasur të ardhura të mjaftueshme për apartamentin, të ardhura këto nga puna e tij si kryetar gjykate dhe puna e bashkëshortes.

Seanca e Arben Zefit, i cili mban aktualisht postin si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përbëhet nga trupa gjykuese si; Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja./b.l/noa.al/