Transmetuar më 08-01-2019, 15:48

Si një ndër personazhet e njohur publik, ajo nuk është vetëm artistja dhe këngëtarja e dashur për të gjithë. Po kaq sa muzika dhe hitet e reja që lançon herë pas here, apo edhe pjesëmarrjet e saj të suksesshme në kompeticionet muzikore në vend, Fifi e ka të pamundur që t’i shmanget komenteve apo ngacmimeve të ndryshme që i bëhen për peshën e saj trupore.

Sw fundmi këngëtarja, e cila njihet për natyrën e saj të çiltër e pa komplekse ka postuar një video në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa këndon këngën të cilën e ka vënë edhe në sfond, “Beautiful” të Flor Mumajesit edhe Ledrit.

Fifi përshëndet me videon e publikuar të gjithë personat të cilët i dërgojnë mesazhe dhe e bullizojnë për pamjen e saj fizike, duke e quajtur të shëndoshë, të trashë e të tjera emërtime si këto.

"Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’

Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, shkruan këngëtarja poshtë videos së publikuar./b.l/noa.al/