Transmetuar më 08-01-2019, 15:13

Në emisionin "Tempora" që transmetohet në prime time në Ora News çdo të martë, moderatorja dhe gazetarja e njohur shqiptare Sonila Meço, për herë të parë në karrierën e saj të gjatë televizive do të vijë ndryshe. Ajo do të veshë atlete dhe këtë lajm sapo e bëri publik për të gjithë.

Dhe kjo jo pwr komoditet, por tek postimi i fundit i gazetares në profilin e saj në Instagram duket se ajo ka pësuar një aksident e si pasojë ka lënduar këmbën.

“Asnjëherë nuk e dimë nga ç’e keqe më e madhe na ka “mbrojtur” tersi…Ndaj i pres me dashuri urimet?Hera e parë që do vesh atlete në një program televiziv në prime time, (përpos patericës në dekor). Mos më akuzoni për “plagjaturë”?.

Sonila, ka rrëshqitur në akull dhe ka thyer tendinën. Mjekët i kanë këshilluar regjim shtrati, por ajo ka vendosur që të mos heqë dorë nga puna./b.l/noa.al/