Transmetuar më 08-01-2019, 15:19

Një zjarr ka shpërthyer pak minuta më parë në zonën e Pazarit të Ri, duke bërë që të përhapet me shpejtësi në disa objekte.

Bashkëpunëtori i noa.al që sjell pamjet e mëposhtme nga vendngjarja, raporton se fillimisht zjarri ka nisur te një objekt njësi tregtare siç shihni në foto dhe më pas është përhapur në objektet pranë tij.

Disa automjete të Repartit për Mbrojtjen kundër Zjarrit të Tiranës mbërritën pa vonesë në vendin e ngjarjes.

Momentalisht ato janë duke u përpjekur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Aktualisht vatrat e zjarrit vazhdojnë.

NOA.al kontaktoi me MZSH Tiranë dhe u informua se zjarri ende nuk është shuar.

“Ne jemi momentalisht duke bërë përpjekje për të shuar zjarrin. Janë të paktën tre a katër objekte të përfshira, nuk jemi të sigurt nëse janë përfshirë nga flakët edhe banesa”, – tha një punonjëse e MZSH Tiranë e pyetur nga NOA.al.

Lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit, edhe kjo për momentin mbetet e paqartë. /noa.al/ Vijon…

Zjarr Te Pazari i Ri on Vidnews.