Transmetuar më 08-01-2019, 13:20

Një vit më parë, në janar të vitit 2018, në rrjetet sociale dhe në të gjithë botën u publikua një fotografi ku shihej një fëmijë 8 vjeç, Wang Fuman, në klasën e tij në fshatin e Yunnan në Kinë.

Në atë fotografi fëmija shihej me flokët dhe qerpikët totalisht të ngrirë, duke u etiketuar si “fëmija akull”.

Për të shkuar në shkollë vogëlushi Wang Fuman, detyrohej që të ecte çdo ditë nga shtëpia e tij mes baltës për thuajse pesë kilometra, edhe kur temperaturat shkonin nën zero.

Rasti i tij ngjalli solidaritet të madh dhe në shkollë u vendos ngrohje, ndërkohë që babait të tij iu ofrua një vend pune për të përmirësuar kushtet e familjes, shkruan noa.al.

Por çfarë ka ndodhur pas një viti me vogëlushin kinez? Mediat vendase thonë se tashmë familja e tij është transferuar në një shtëpi dy katëshe e cila është vetëm disa minuta larg shkollës, duke qenë më të mbrojtur ndaj të ftohtit dhe acarit.

Ndërkohë në shkollën ku ishte realizuar fotoja është vendosur ngrohje në çdo klasë. Thënë ndryshe “fëmija akull” tashmë po bën një jetë disi më të thjeshtë, në sajë të përhapjes së fotografisë në rrjetet sociale. /a.y/noa.al