Transmetuar më 08-01-2019, 12:04

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i 29-vjeçares Anxhelina Petro, e cila u vra nga i ati mbrëmjen e 2 janarit, në Korfuz të Greqisë.

Ajo është pritur nga e ëma Xhezmie Stoçeni, e cila pas divorcit nga Aleko është rimartuar sërish, para se të përcillet për në banesën e fundit gjatë ditës së nesërme.

Mes vajit dhe kujës, Xhezmia ka pritur arkivolin e së bijës, për ti bërë nderimet e fundit, bashkë me familjarë të tjerë që jetojnë në Berat.

Trupi i pajetë i së resë u kthye në Berat, pas kërkesës së nënës së saj.

Vajza u vra teksa kishte shkuar në shtëpinë e të atit me rastin e festave të fundvitit por edhe sepse kishte pasur ditëlindjen.

Por në debat e sipër teksa e reja po komunikonte me telefon me të dashurin e saj afgan, 53-vjeçari Aleko Petro e qëlloi me një shufër hekuri duke e vrarë, ndërsa më tej në kopshtin pas shtëpisë së tij.

Duke folur pas ngjarjes ai pohoi gjithçka, duke shprehur pendesë ndërsa kërkoi që të varet në mes të Korfuzit për tu bërë shembull, pasi vetëm kështu shpirti i së bijës do të gjejë paqe. /a.y/noa.al

Vrau vajzën, babai tregon momentet e fundit: Më varni! Më erdhi për ditëlindje

E vrau i ati, i dashuri i shqiptares: I propozova për martesë! U përball me tirani