Transmetuar më 08-01-2019, 11:34

Një javë para se të vritej nga i ati, 29-vjeçarja Anxhelina Petro kishte marrë propozim për martesë nga i dashuri i saj afgan, me të cilin ishte e lidhur prej afro dhjetë vitesh dhe që prej muajsh bashkëjetonin.

30-vjeçari i cili është birësuar nga një familje greke në Korfuz vend ku dhe ndodhi krimi, ka treguar për televizionin “Skai” detaje nga historia e tyre.

Ai ka thënë se i propozoi për martesë një javë para se të vritej, “Fatkeqësisht nuk mundëm…”.

Ai ka treguar se Anxhelina ishte e dhunuar, madje edhe xhaxhai e kishte qëlluar në shtëpinë e të atit.

“Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Anxhelina u përball me një tirani të madhe”, tregoi i riu.

Vajza u vra mbrëmjen e 2 janarit teksa kishte shkuar në shtëpinë e të atit me rastin e festave të fundvitit por edhe sepse kishte pasur ditëlindjen.

Por në debat e sipër teksa e reja po komunikonte me telefon me të dashurin, 53-vjeçari Aleko Prifti e qëlloi me një shufër hekuri duke e vrarë, ndërsa më tej në kopshtin pas shtëpisë së tij.

Sakaq ceremonia funerale do të mbahet në Berat, aty ku jeton dhe nëna e së ndjerës Xhezmie Stoçeni, e cila pas divorcit nga Aleko është rimartuar sërish. /a.y/noa.al