Transmetuar më 08-01-2019, 10:55

Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur më 2 janar në Korfuz të Greqisë, kur shqiptari Aleko Petro, vrau me shufër hekuri vajzën e tij 29-vjeçare Anxhelina.

Gjatë marrjes në pyetje në polici ai ka pohuar krimin duke kërkuar që ta varin në mënyrë që të bëhet shembull, “Vetëm kështu shpirti i vajzës time do gjejë paqe”.

Ai tregon se vajza i kishte shkuar në banesë për ta uruar për Vitin e Ri por edhe pasi kishte pasur ditëlindjen.

“Po kalonim shumë mirë, hëngrëm bakllava dhe po pinim lëng ndërkohë që po flisnim për familjarët. Gjithçka ishte një bisedë normale. Në një moment ajo nisi të godiste telefonin. E pyeta se çfarë kishte. Nisi të dërgonte mesazhe dhe nuk po fliste normalisht. I thashë a nuk mund të flasim 1-2 orë dhe më pas nisi të godiste telefonin dhe aty nuk u përmbajta i thashë nëse do mund të ikësh, nuk është problem”, ka treguar Petro, i cili njihet ndryshe edhe si Bardhyl Guri.

53-vjeçari ka treguar se në atë moment e bija është ngritur në këmbë, duke i thënë se mund të bënte çfarë të donte dhe nuk kishte pse jepte llogari.

Ai tregon se situata u tensionua dhe në gjaknxehtësi e sipër e goditi me një shufër hekuri.

Pas kësaj thotë se vajza u hodh nga dritarja dhe ra nga lartësia, duke bërë që ai ta ndjek.

E qëlloi deri në vdekje dhe më tej në gjendje paniku pastroi shtëpinë nga njollat e gjakut dhe e varrosi të bijën në kopshtin që ndodhej pas banesës.

Sa i takon lidhjes dhe bashkëjetesës së vajzës me një 30-vjeçar me origjinë nga Afganistani dhe të birësuar nga dy prindër grek, tregon se nuk kishte shumë kohë që e kishte marrë vesh, ndonëse nuk ishte dakord.

Sa i takon kërkesës së nënës së Anxhelinës që trupi i saj të prehet në Shqipëri ai refuzon, duke thënë se të gjithë njerëzit e saj vajza i ka në Korfuz.

Për ish-gruan thotë se është divorcuar shumë vite më parë dhe aji jeton në Berat, ndërsa me vajzën nuk ka komunikuar prej dhjetë vitesh.

“Miqtë, shokët, vajza ime i kishte në Korfuz. Këtu ka jetuar dhe punuar”, përfundon autori i vrasjes”, ka treguar Aleko. /a.y/noa.al