Transmetuar më 08-01-2019, 10:36

U kap teksa abuzonte me një vajzë 12 vjeçe, duke u bllokuar nga kalimtarët. Një burrë 72 vjeç u kap nga disa kalimtarë, duke abuzuar seksualisht me një vajzë.

Kalimtarët e ndaluan por ai bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë, duke veshur pantallonat në tentativë për tu larguar.

Ngjarja ka ndodhur në Bransholme të Sutton në Angli, gjatë vitit 2017.

Vogëlushja po shëtiste në një park me biçikletë kur u përballë me burrin, i cili e tërhoqi pas një shkurreje, i uli pantallonat dhe nisi të abuzojë me të.

Përdhunuesi i cili vuan nga skleroza dhe ka një dëmtim cerebral, u ndal vetëm kur një grua që po kalonte rastësisht pa disa lëvizje të dyshimta në shkurre, shkruan noa.al.

Kur kuptoi se çfarë po ndodhte ndaloi menjëherë dhe i erdhi në ndihmë 12-vjeçares.

Disa burra u afruan dhe ndalua të moshuarin duke lajmëruan qetësinë, por ai nuk dukej aspak i shqetësuar për atë që sapo kishte bërë duke tentuar të largohej qetësisht.

Rrëfimi mbi ngjarjen u bë në gjykatë nga e mitura, teksa i dyshuari u cilësua i paaftë mendërisht gjatë javës së kaluar pas hetimeve gati dy vjeçare, duke u dërguar në një strukturë për trajtimin e personave të tillë. /a.y/noa.al