Transmetuar më 08-01-2019, 10:19
Foto ilustruese

Bankomati i një banke është tentuar të vidhet në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kamzës.

Ngjarja ka ndodhur në “Bulevardin Blu”, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të hapin me mjete të forta bankomatin e një banke të nivelit të dytë.

Por për shkak të rënies së alarmit, ka ndërhyrë policia, duke bërë që ngjarja të mbetet në tentativë.

Autorët e dyshuar arritën që të largohen duke humbur gjurmët.

Sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al