Transmetuar më 08-01-2019, 08:20

Ajo është një nga femrat më të bukura e më seksi të showbiz-it shqiptar. Që me daljen e saj të parë, Kejvina Kthella tërhoqi vëmendjen e të gjithëve si dhe ngjalli reagime të shumta. Ajo është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun.

Kejvina është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, aty ku publikon foto e video seksi dhe provokuese.

Mbrëmjen e së dielës si duket Kejvina e ka kaluar në shoqëri mjaft të mirë dhe këtë e tregoi vetë ajo në Instagram, ku shihet në një video së bashku me ish-banoren seksi të ‘Big Brother’, Françeska Jaçen.

Paparazzi i ‘intv’ ka zbuluar se vajzat nuk ishin vetëm! Madje Kejvina u pa në shoqërinë edhe të futbollistit mjaft të famshëm të kombëtares, Bekim Balaj, i njohur ndryshe se futbollisti “Don Zhuan”.

Kjo pasi është përfolur për disa marrëdhënie dashurie me disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar si Elita Rudi, Ilda Bejleri apo edhe me Viola Spiron.