Transmetuar më 07-01-2019, 20:28

Cristiano Ronaldo vijon të mbetet i frikshëm në shifra pavarësisht viteve që kalojnë.

Ylli portugez është bërë shënuesi më i mirë në "Serinë A" gjatë fazës së parë.

Sulmuesi i cili aktivizohet te Juventus arriti të shënojë 14 gola në fazën e parë të kampionatit italian.

Ai së fundmi pas pushimeve të festave të fundvitit, është rikthyer në Torino dhe ka nisur stërvitjen.

Në një video të fundit ai shihet duke u stërvitur në palestër së bashku me djalin dhe bashkëshorten e tij.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale CR7, ka zbuluar të pasmet e bashkëshortes teksa trajnohet./a.k/noa.al/