Transmetuar më 07-01-2019, 20:09

Është e sigurtë që pamje të tilla nuk i keni parë ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një spektakël qiellor, me hapësirën që u kthye e gjitha në ngjyrë blu.

Video është regjistruar nga një ëebcam në Nuuk, kryeqyteti i Grenlandës.

Pak para orës 19:00 të enjten, qielli mbi Nuuk, në Grenlandë, papritmas u bë blu për shkak të një shiu meteorësh.

Pamja, siç shihet nga këto imazhe të regjistruara nga një ëebcam, kishte një madhësi shumë të fortë shkëlqimi.

Gjithçka dukej si një natë e qetë dimri, e cila u zbukurua nga ky fenomen. /k.k/noa.al/