Transmetuar më 07-01-2019, 18:40

Gjithnjë e më shumë emri i tij është në fokusin e medias, kryesisht asaj online! Jo vetëm për prurjet e reja artistike, për trofetë, por edhe për deklaratat apo publikimet që ai bën herë pas here në profilin e tij zyrtar në instagram.

Flor Mumajesi është ndër ata personazhe publik shqiptar, që shpesh tregohet diskret në daljet e tij publike përmes intervistash, apo ku mundet të shprehet për gjërat e tij private, por këtë herë ai vërtet i ka ngatërruar të gjithë!

Mbrëmjen e djeshme, kantautori i dashur për publikun shqiptar, ka postuar në instastory-n personal një video të shkurtër, disi të turbullt, por më shumë se imazhet e saj, ajo që bëri bujë ishte deklarata e Florit. Ai shkruan në të: "Tek i njëjti vend, por pa ty"!

Mjaftoi kaq që të gjithë të besojnë se Florit vërtet i mungon dikush, por ne ende nuk e dimë se për kë bëhet fjalë!