Vogëlushja shihet në paqyrë, reagimi i saj do ju shkrijë së qeshuri
Transmetuar më 07-01-2019, 16:50

Kjo vajzë e vogël është bërë shumë konfuze pasi u ndesh për herë të parë me një pasqyrë.

Video e filmuar në një dyqan në Florida më 30 dhjetor 2018, tregon 2-vjeçaren Peyton e cila mban një shishe në dorë para një pasqyre dhe luan me ‘shoqen’ e saj të re që i qëndronte për ballë.

Peyton irritohet shumë pasi nuk arrin të marrë dot shishen në anën tjetër të pasqyrës. Por në fund heq dorë dhe merr shishen që kishte përballë.

Video e bërë virale u publikua nga nëna e saj: "Donim të tregonim takimin e Peyton me ‘shoqen’ e saj dhe fakti që nuk e kuptonte pse nuk mund të merrte shishen në anë tjetër të pasqyrës."