Transmetuar më 07-01-2019, 12:52

Më mirë me modelen se sa në fronin mbretëror. Është kjo bindja e sulltanit Muhammad V, i cili nuk është më mbreti i Malajzisë.

Për herë të parë në historinë e vendit aziatik, ai braktisi kurorën për tu arratisur bashkë me dashurinë e tij të re, modelen 25-vjeçare ruse Oksana Voevodina, fituese e konkursit të bukurisë Mis Moska 2015.

Vajza është konvertuar edhe në myslimane duke ndërruar emrin në Rihana Oxana Gorbatenko.

Kështu mbreti i cili është në detyrë që prej vitit 2016, la fronin, pas zyrtarizimit të lidhjes në muajin nëntor me modelen, shkruan noa.al.

Lajmi ka bërë bujë në Malajzi por edhe në të gjithë botën, ku janë përhapur fotografi të ish-sovranit 49-vjeçar me modelen e re.

Zyrtarisht u tha se ish-sovrani ishte i sëmurë, kështu që u largua nga Kuala Limpur për tu shëruar, ndërkohë që realisht po udhëton nëpër botë, pas martesës me modelen ruse. /a.y/noa.al