Transmetuar më 07-01-2019, 09:29

Këngëtari i njohur shqiptar Labinot Rexha, është përfshirë në një aksident me makinë gjatë kësaj të diele.

Gjithçka ka ndodhur teksa ai ka qenë duke udhëtuar me familjen.

Ai kujton se kur dëgjoi zërin e familjarëve, mendoi se humbi gjithçka dhe se fama ju shumëzua me zero.

Postimi i Labinotit bashkë me fotot

“Një aksident pësova sot në mëngjes rrugës për Zvicër dhe fal zotit shpëtuam nga një lartësi 100 metra, sot kuptova që pasuria, Fama nuk është asgjë. Oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe tërë familjen.

Nuk kishte asgjë më keq kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e djalit tim të vogël Aliun më tha që jam mirë, oh Zot faleminderit”. /a.y/noa.al