Transmetuar më 07-01-2019, 09:12

Futbollisti i njohur anglez Wayne Rooney është arrestuar nga policia. Ish-futbollisti i Manchester United dhe kombëtares angleze u arrestua pasi u kap në drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe për shkak të sharjeve në publik.

Ngjarja e raportuar në media këtë fundjavë, ka ndodhur në 16 dhjetor.

Rooney u prangos nga policia në aeroportin e Washington, SHBA, teksa kthehej nga një udhëtim me avion privat në Riad, ku mori pjesë në një aktivitet sportiv.

Lajmi për arrestimin dhe dërgimi në një burg në kontenë e Loudoun, u konfirmua edhe nga policia.

Por ai u lirua në 4 janar, me procedurë të përshpejtuar, duke shpëtuar vetëm me gjobë.

Edhe në vitin 2017 ai u kap duke i dhënë mjetit nën efektin e alkoolit, duke iu hequr patenta për dy vite. /a.y/noa.al