Transmetuar më 07-01-2019, 07:46

Mënyra e shqiptimit është shumë e ngjashme, por është mënyra e të shkruarit ajo që bën diferencën.

Djali i dytë i princit të kurorës të Anglisë, Charles dhe princeshës së ndjerë Diana, nuk e ka emrin e vërtetë Harry.

Ky është një emër i shkurtuar, me të cilin thirrej qysh në vegjëli, por zyrtarisht princi ka emër tjetër.

Emri i saktë i princit me flokë të kuq është Henry, madje ai zyrtari fare është Henry Charles Albert David, shkruan noa.al.

Ndoshta për shkak të thjeshtisë së shqiptimit, princi i cili u martua me aktoren Meghan Markle dhe që në muajin prill pritet të bëhen me fëmijë, njihet nga të gjithë si Harry.

Në fakt edhe gruaja e tij, emrin e parë të saj nuk e ka Meghan, por Rachel. /a.y/noa.al