Transmetuar më 06-01-2019, 17:18

Këngëtari i njohur Aurel Thellimi ishte një nga pjesëmarrësit e këtij viti në Festivalin e 57-të të RTSH.

Mirëpo kënga e tij “Të dua ty” nuk arriti të shkojë as në natën finale pasi u skualifikua që natën e parë.

Dhe sigurisht kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit i cili për emisonin “Thumb” u shpreh:

“Pashë reklamën e festivalit nga shumë artistë të mirë dhe mua m’u ofrua të merrja pjesë. Mendova se do ishte shumë e mire kjo gjë për karrierën time, por ishte një goditje e madhe pasi juria skualifikoi këngën time që në natën e parë dhe kur ndodhi kjo ngjarje isha shumë i mërzitur. Do doja të thoja kujt i ngeli turpi për këtë këngë, jurisë apo organizatorëve sepse as juria nuk ktheu përgjigje”.

Megjithatë Aureli është shprehur se për këtë që ndodhi nuk kanë faj artistët pjesëmarrës, por organizatorët e festivalit.