Transmetuar më 06-01-2019, 14:19

Një djalë 6-vjeçar ka përfunduar në koma pasi u rrah nga babai i tij me fshesë korenti se nuk bëri detyrat e shtëpisë.

Policia arrestoi Mehmet Ali Y, për dhunimin e të birit në qytetin Iskenderun në Turqinë jugore.

Ai akuzohet se dhunoi vogëlushin me tubin metalik të fshesës së korrentit pasi u zemërua për shkak se nuk kishte bërë detyrat e shkollës.

Fqinjët lajmëruan mjekët pasi e gjetën 6-vjeçarin pa ndjenja.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdes intensiv me  lëndime të rënda në kokë dhe fytyrë.

Djali, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje kritike dhe mbahet në jetë me aparatura.

Nëna e tij, Gulistan O, gjithashtu akuzoi ish-bashkëshortin se e kishte dhunuar gjatë kohës që ishin të martuar.