Transmetuar më 06-01-2019, 11:28

Janari është një muaj i vështirë për portofolin e të gjithëve. Harxhimet e festave të fundvitit marrin një pjesë të mirë të të ardhurave tona, ndaj edhe sapo fillon viti i ri, ekonomia pëson një rënie të dukshme.

Ky është fakt i vërtetuar çdo vit edhe nga specialistët e fushës, por sidoqoftë, për personazhet e njohur, vështirë të mendosh se mund të vihen në të tilla vështirësi.

Është vetëm java e parë e janarit dhe një pjesë e mirë e jona numërojnë kartëmonedhat e fundit në portofol. Madje, nëse doni të dini, edhe personazhet e njohur.

Loja e nisur me humor në llogarinë e Rozana Radit “ka njeri si puna ime që ka harxhaur të gjithë rrogën para se të ulen çmimet te Zara?”, përfshiu të gjithë rrjetin, madje jo vetëm ndjekësit, por edhe personazhet e njohur që u bënë pjesë e sfidës “Sa lekë ke në kuletë?”, e nisur si fillim nga Eraldo Rexho, pastaj nga Rozana Radi e për të vijuar me të tjerë personazhe të njohur.

Kështu, pas Rozit dhe shumë ndjekësve të saj që fotografuan portofolet për t’ia nisur këngëtares, treguan sa lekë kanë në kuletë edhe Ervin Kurti, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri.