Sidrit Bejleri kujton të bijën e ndjerë, përlot publikun
Transmetuar më 06-01-2019, 09:56

Një nga historitë më emocionuese këtë të shtunë në programin e Arbana Osmanit, ishte ajo e Fjoralbës, e cili zgjodhi studion e “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar mamasë së saj, Nexhmies që të mos hiqte dorë nga të jetuarit.

Prej vitesh familjes Dedej i mungonte një njeri shumë i rëndësishëm, djali i tyre Eduarti.

Arbana na rrëfeu historinë e Eduartit dhe na tregoi se Nexhmija kishte kaluar shumë vështirësi që ta sillte në jetë dhe që të rriste djalin e saj. Pas shumë vitesh një aksident automobilistik i kishte marrë jetën atij.

Për të mbështetur Fjoralbën në këtë mesazh, Arbana Osmani kishte ftuar këngëtarin e dashur për shqiptarët, Sidrit Bejlerini, i cili kishte një histori të ngjashme me Nexhmijen.

Ai rrëfeu i përlotur dhimbjen që kishte përjetuar kur vajza e tij, Sofia ishte larguar nga kjo jetë. “Edhe une kam pasur gati të njëjtën humbje si ti.

Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita, por duhet të bëhesh e fortë të jetosh për nipërit dhe mbesat e tua. Jeta është një dhuratë dhe si e tillë duhet shijuar në çdo moment. Çdo ardhje në jetë e ka edhe një ikje!, – ishte ky mesazhi që Sidrit Bejleri dha për Nexhmijen.