Transmetuar më 06-01-2019, 07:57

Almeda Abazi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe duket se po e shijon shumë këtë periudhë të bukur të jetës.

Bukuroshja shqiptare në rubrikë “Ask me” në Instastory u ka dhënë përgjgje disa pyetjeve të ndjekësve të saj rreth shtatzënisë.

Ka neps gjatë kësaj periudhe? Cili ushqim i hahet më shumë? Almeda ka treguar se gjatë këtyre muajve i hahet çdo ushqim dhe se nuk ka diçka të veçantë që e kërkon me ngulm.

Ndërsa sa i përket kileve që ka shtuar, Almeda edhe pse ka vendosur të mos e vrasë mendjen, ka shtuar vetëm 8 kile deri tani në muajin e 6-të. Gjëja e preferuar gjatë kësaj periudhe për Almedën është të dalë me makinë teksa dëgjon këngët e saj të preferuara.

Kjo është terapia e saj më e mirë. Almeda ka zbuluar edhe një tjetër detaj për të birin të cilin kanë vendosur ta quajnë Efehan dhe ajo ka shkruar në Instastory se do t’i flasë shqip.