Transmetuar më 04-01-2019, 21:24

Një i mitur ka ndërruar jetë menjëherë sapo konsumoi peshk.

Bëhet fjalë për një 11-vjeçar nga Brooklin, në Britani, që kishte alergji ndaj peshkut.

Ai ishte duke pritur ndërrimin e viteve pranë familjes, teksa pasi hengri peshk ra pa ndjenja.

Ende nuk ka dalë autopsia për të vërtetuar shkakun, por familja e tij beson se ai vdiq pas një sulmi nga astma që u shkaktua nga proteina e peshkut.

Nëna e djalit, Jodi Pottingr tha për mediat amerikane se djali u sëmur kur po hante ushqimin tradicional karaibean që kishte gatuar gjyshja e tij.

Vogëlushi i ndjerë u diagnostikua për herë të parë me alergjinë ndaj peshkut kur ishte në shkollë.

Jodi dëshironte ta bënte publik rastin për të paralajmëruar prindërit e tjerë rreth të këqijave që sjell alergjia. /k.k/noa.al/