Transmetuar më 04-01-2019, 20:26

Nuk e njihnin gjuhën e njëri-tjetrit por duke përdorur Google Translate një djalë dhe një vajzë krijuan një romancë.

Chloe Smith, 23 vjeç, nga Wolverhampton në Britani dhe Daniele Marisco, 25 vjeç, nga Napoli në Itali, u takuan për herë të parë në një klub nate në Ibiza dy vjet më parë.

Ata nuk flisnin asnjë fjalë për shkak se nuk dinin asnjë fjalë.

Por pak më vonë përdorën Google Translate, dhe gjithçka u bë më e thjeshtë për të dy.

Tani që jetojnë së bashku në Streatham në jug të Londrës,  ku Chloe është një artist kozmetike dhe Daniele një bariste në një restorant italian, ata kanë mësuar të flasin si italishten ashtu edhe anglishten për të siguruar që marrëdhënia e tyre të zgjasë.

Çifti e përmirësoi aftësinë e tyre gjuhësore thjesht duke folur me njëri-tjetrin dhe nuk kishin nevojë të merrnin ndonjë mësim shtesë. /k.k/noa.al/