Transmetuar më 04-01-2019, 16:38

“Kpmg Football Benchmark”, një kompani që analizon të dhënat për rreth 4700 futbollistë në të gjithë botën, ka publikuar çmimet e kartonëve të tyre.

Në bazë të vlerësimeve të bëra nga “Kpmg”, lojtari që vlen më shumë se të gjithë është Neymar. Ylli brazilian i Paris Saint-Germain vlen plot 229 milionë euro, më shumë se 222 milionët e paguar nga klubi francez për ta marrë nga Barcelona.

PSG dominon në këtë renditje të veçantë. Në fakt, në vendin e dytë mbrapa krahëve të shokut të ekipit dhe repartit është Kylian Mbappe. Kampioni i botës ka ngjitur shkallët e klasifikimit të lojtarëve me vlerën më të lartë dhe ka një vlerë 215 milionë euro.

Befasia është se në renditjen e 120 më të shtrenjtëve nuk ka vend as për Cristiano Ronaldon dhe as për Luka Modriçin, të cilët kanë fituar 3 Champions radhazi me Realin në 3 vitet e fundit.

Megjithatë duhet theksuar se çmimet e përcaktuara nga “Kpmg Football Benchmark”, nuk janë domosdoshmërisht të njëjtë me ata të tregut./b.l/noa.al/