Emri që i përshtatet më shumë fëmijës suaj sipas shenjës së horoskopit
Transmetuar më 04-01-2019, 16:20

Dashi (21 Mars- 19 Prill)

Si shenjë e parë e zodiakut, lindur në fillim të pranverës, një dash është plot me energji, vrull dhe entuziazëm. Vetëbesimi dhe pavarësia janë karakteristika të kësaj shenje. Janë konkurrues, të guximshëm, pasionantë dhe e dinë mjaft mirë se çfarë duan në jetë. Për një vogëlush dash duhet një emër i fortë: Alexander, Bernard, Andrea, Rajan. Briana dhe Aurora.

Demi (20prill -20 Maj)

Shenja e demit është shumë e durueshme dhe praktike. Ata kanë instinkte shumë të forta, shije të rafinuara dhe janë shumë krijues. Ethan, një emër hebre që do të thotë "me vullnet të fortë," dhe Damon, (Damian) i shkojnë shumë mirë një djali dem. Për vajzat shkon emri irlandeze Connelly që do të thotë dashuri dhe miqësi.

Binjakët (Maj 21 Qershor 21)

Inteligjenca, ambicia, dhe mendjet e mprehta janë të lidhura me këtë shenjë dielli. Binjakët janë shpesh simpatikë, artikulojnë mjaft mirë dhe janë individë karizmatikë. Dexter do të ishte nje zgjedhje ideale per një vogëlush binjak. Dy mundësi të tjera janë Klark dhe Albert. Për vajzat, Sofi, që do të thotë "urtësi"

Gaforrja (22 Qershor-22 Korrik)

Emocionalë, mbrojtës, të ndjeshëm, simpatik, këto janë disa nga cilësitë që lidhen me gaforren. Janë shumë të kujdesshëm ndaj njerëzve dhe ndihen mirë nga ndjesia e të qenit i dobishëm. Anna ose Adele do i shkonte shumë mirë një vajze gaforre dhe për djemtë Henri.

Luani (23 Korrik-22 Gusht)

Luanët janë krenarë, të guximshëm, besnik. Për një luaneshë apo luan duhet një emër mbretëror Raina ( "mbretëresha") dhe Rex ( "mbret") Ari dhe Aria, Lea, Zara, dhe natyrisht, Lionel janë emrat perfekt për një vogëlush luan.

Virgjëresha (23 gusht-22 Shtator)

Virgjeresha është e zhytur në mendime, e vëmendshme dhe punëtore. Emrat që përshtaten me shenjën e Virgjëreshës janë Galen (greke për "qetësi") dhe Frederick (gjermane për "sundimtari paqësore"). Emrat e vajzave: Klara dhe Serena.

Peshorja (23shtator – 23 Tetor)

Peshoret janë shumë të shoqërueshëm dhe të vëmendshëm. Të lindurit në shenjën e Peshores janë diplomatike dhe të sofistikuar. Emrat si Ema dhe Daniel do i shkonin shumë përshtat nje peshoreje.

Akrepi (24 tetor-21 nëntor),

Janë të fuqishëm, pasionantë, dhe karizmatik. Pasioni dhe këmbëngulja e Akrepëve pasqyrohet në çdo gjë që ata bëjnë. Ata janë të motivuar dhe emrat e duhur për këta fëmijë janë: Astrid "forcë hyjnore e bukurisë" dhe Zeke ( "forca e Perëndisë"). Kejsi dhe Kajli për vajzat.

Shigjetari (22Nëntor -21 Dhjetor)

Ata që kanë lindur në këtë periudhë duan lirinë e tyre. Shigjetaret duan të udhëtojnë dhe të mësojnë për kulturat e tjera. Peri ose Charlie mund të jetë një përshtatje ideale. Zgjedhje të tjera mund të përfshijnë emrat si: Apolo dhe Ajsela.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 janar)

Besnikëria dhe ambicia (dhe pak kokëfortësia) janë shënjuesit kryesorë të një Bricjapi. Ata janë shumë të disiplinuar, dhe punojnë në mënyrë të qëndrueshme. Dante dhe Nikol janë emrat e përshtatshëm.

Ujori (20janar – 18 shkurt)

Ujorët janë individualistë. Zgjidhni një emër si Angus Conrad, Dominic ose Alicia për vajzat.

Peshqit (Shkurt 19-20 Mars)

Peshqit janë shumë të ndjeshëm. Ata janë shenja më e “butë” e zodiakut dhe emrat e përshtatshëm janë Helena dhe Beatrice per vajzat dhe Endrju për djemtë.