Transmetuar më 04-01-2019, 09:10

Në mes të festimeve për Vitin e Ri, teksa të gjithë miqtë ndodheshin me të dhe po argëtoheshin duke ngritur dolli dhe pirë në shtëpinë ku ndodheshin, zbuloi se e fejuara po e tradhtonte, duke humbur toruan.

“Askush tjetër nuk do të ketë kurrë! Për këtë të siguroj”, tha ai mes ulërimave.

Kështu në gjaknxehtësi e sipër i pushtuar nga xhelozia, doli nga shtëpia ku mori një shishe benzinë, për tu kthyer sërish brenda. Kështu ai qëlloi me thikë të fejuarën dhe të dashurin e saj, ndërsa më tej i vuri zjarrin vetes, duke gjetur vdekjen.

Fatmirësisht personat e tjerë të pranishëm, arritën që të largohen duke pësuar dëmtime të lehta, ndërsa e gjithë ndërtesa u shkrumbua e gjitha.

Sakaq zjarrfikësit gjetën të karbonizuar kufomën e një vajze 27 vjeçe dhe të dy djemve 24 dhe 32 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije nga autoritetet.

Ngjarja tragjike ndodhi në orën 03.00 të mëngjesit të 1 janarit, në një banesë në Kirton të Lincolnshire, të Britanisë së Madhe, shkruan noa.al.

Në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë jetonin dy vajza Natalie Hall, 21 vjeçe dhe mikesha e saj Rachel Braim, të cilat kishin organizuar edhe festën e fundvitit mes miqsh,

Në gjendje paniku, Rachel doli nga dritarja, duke dëmtuar njërën këmbë, ndërsa Natalie u shpëtua nga një fqinj, i cili theu dritaren dhe e nxori jashtë. /a.y/noa.al