Transmetuar më 03-01-2019, 11:41

I rrëmbyer nga euforia e kthimit në shtëpi pas shtatë muajsh lundrim, dhe pasi fitoi lotarinë në bord, e cila mundëson privilegjin e kthimit në shtëpi për festa, një marins amerikan, Bryan Woodington i befasoi të gjithë.

Sapo zbriti në tokë, ai përsëriti fotografinë e famshme të Times Square mes marinarit dhe infermieres pas përfundimit të luftës, por kësaj radhe puthja ishte mes dy meshkujsh.

Sapo zbriti Bryan u lëshua në krahët e bashkëshortit të tij Kenneth, i cili ishte veshur i gjithi me të bardha, për të pritur partnerin.

“Më kishte kërkuar që të vishesha i gjithi me të bardha, pasi donte të përsëriste fotografinë e famshme”, tha Keneth, duke folur për marinsin homoseksual me të cilin është martuar, shkruan noa.al.

Pamja e puthjes së marinsit 33-vjeçar, duke puthur të shoqin, u publikua nga autoriteti portal i Mayport, në shtetin e Florida, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Natyrisht fotografisë nuk iu kursyen as komentet negative, por për çiftin duket se ato nuk kanë fare rëndësi. /a.y/noa.al