Transmetuar më 02-01-2019, 17:51

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Veternik të Prishtinës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas mediave vendase, 2 personat, kalimtarë, janë marrë përpara nga një automjet, teksa po ecnin në rrugë.

Dy personat e aksidentuar janë dërguar me urgjencë në spital ku edhe po marrin trjatim nga ekipet mjekësore.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/