Transmetuar më 02-01-2019, 16:36

Ata janë dy binjakë, por kanë lindur në ditë dhe madje vite të ndryshme, njëri në fund të 2018-s dhe tjetri në fillim të 2019-s.

Kjo do të jetë veçantia që do i shoqërojë gjatë gjithë jetës dy vëllezërit barezë, të lindur në Romë, në poliklinikën “Gemelli” (ironi e fatit, edhe klinika quhet ‘Binjakët’).

Nga dokumentet zyrtare të lindjes, Andrea rezulton i lindur në orën 23:59 të datës 31 dhjetor 2018 dhe Fabio në orën 00:01 të datës 1 janar 2019.

Për  Andrean dhe Fabion rastisi që të festojnë datëlilndjet në dy ditë të ndryshme.

Për momentin ata po shijojnë përqafimin e mami Ritës (28 vjeç) dhe baba Antonios (30 vjeç).