I moshuari ecën çdo ditë në këmbë 8 km për të lexuar gazetat
Transmetuar më 02-01-2019, 09:55

Një i moshuar 84 vjeçar nga Turqia ecën çdo ditë rreth 8 km në këmbë për të lexuar gazetat ditore.

Burri është nga provinca veriore Giresun dhe është kthyer në frymëzim për vendasit.

Ahmet Ali Demirel, nga distrikti Güce i provincës së Detit të Zi, lë çdo mëngjes shtëpinë e tij për të shkuar pranë një lokali dhe për të lexuar gazetar.

Nga shtëpia drejt qendrës së rrethi është rreth 4 km dhe kërkon një orë e gjysmë udhëtim. Babai i gjashtë fëmijëve, Demirel kthehet në shtëpi çdo pasdite pas leximit të të gjitha gazetave.

"Unë shkoj në qendër të qytetit për të lexuar gazetat rregullisht, kaloj me një dashuri të madhe gjeografinë e pjerrët, kodrinore, të ashpër dhe sfiduese. Eci 8 km rrumbullak", tha ai.

Demirel deklaron se ai kurrë nuk ka hequr dorë nga gazetat pavarësisht nga shpikja e radios dhe më pas e televizionit.