Transmetuar më 02-01-2019, 08:52

Pas ditëve të ngarkuara që kaluam, është moment i duhur për të bërë një maskë për fytyrën, për një lëkurë të butë, të freskët dhe më me shkëlqim.

Nuk është e nevojshme për të shkuar në qendra estetike dhe për të shpenzuar para, por mjaftojnë dy përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi: mjalt dhe kos.

Në një tas hidhni 2 lugë kos dhe një lugë mjalt, përzijini mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë për 15-20 minuta (lëkura duhet të jetë e pastër dhe e thatë).

Më pas shpëlani fytyrën me ujë nxehtë. Këtë maskë aplikojeni 1 herë në javë./b.l/noa.al/