Transmetuar më 01-01-2019, 01:18

Kjo është nata e ndërrimit të viteve dhe në shumë familje shqiptare, është traditë që të bashkohen të afërm, miq e të tjerë.

Këtë ka bërë dhe Edi Rama.

Në këtë natë të ndërrimit të viteve janë bërë të gjithë bashkë.

Ai, me gruan Lindën, e djalin e tyre, Zaho.

Por jo vetëm.

Djali i Edi Ramës, Grigori, nga martesa me aktoren Matilda Makoçi, ishte pjesë e gëzimit të festës.

E po ashtu, edhe vajza e Lindës nga martesa e saj e mëparshme.

Të gjithë bashkë, siç duken në këtë foto që ju sjell noa.al, e shkrepur pak minuta pas ndërrimit të viteve.

Një foto ku siç dalloni, për herë të parë publikohet dhe pamja e plotë dhe e pacensuruar e djalit të vogël të çiftit Rama, Zaho.

Këtë foto, z.Rama e shpërndau në rrjetet sociale. /noa.al/