Urimi i kryedemokratit Lulzim Basha për Vitin e Ri 2019: Mos e humbim shpresën
Transmetuar më 31-12-2018, 20:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron shqiptarët për vitin e ri dhe kërkon që shpresa të mos humbasë.

“Të dashur bashkëqytetarë, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019! ‪

Le të nisim bashkë këtë vit të ri plot me shpresë dhe optimizëm se ditë më të mira për familjen tonë të madhe kemi përpara!

‪Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, – thotë kryedemokrati Basha në mesazhin e tij festiv. /noa.al/