Pas “Stinë”, tjetër këngëtar shqiptar lajmëron ndarjen nga e fejuara
Transmetuar më 31-12-2018, 17:09

Ky fundvit duket se nuk ka qënë dhe aq i mbarë për disa të famshëm shqiptar.

Pas “Stinë” një tjetër këngëtar shqiptar ka zbuluar ditën e sotme se i ka dhënë fund fejesës me vajzën që ishte i lidhur prej 9 vitesh.

I ftuar sot në emisionin “Ditë e re” Mateus Frroku ka deklaruar se nuk është më në një lidhje dashurie, është single.

I pyetur nga moderatorja për lidhjen e tij të gjatë ai tha: “Jo, nuk e vazhdoj më lidhjen”.

Mateus dhe ish-partnerja e tij e zyrtarizuan lidhjen në fejesë dy vite më parë, por duket se gjërat nuk kanë fuksionuar si duhet dhe ata kanë vendosur t’i japin fund.