Aksidenti me tre automjete, vdes një nga 8 të plagosurit
Transmetuar më 31-12-2018, 16:49

Një aksident masiv me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Penuh.

Mësohet se nga akidenti ka vdekur një person (grua), ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gruaja nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të marra.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet nede shkalla e tyre e lëndimit.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/